Pjesëmarrësit e Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare në Tiranë morën diplomat e tyre
26 korrik 2023 Новини
Me një ceremoni solemne në Universitetin e Tiranës në prani të përfaqësuesve të ambasadës përfundoi Shkolla Verore të Gjuhës Bullgare. Pjesëmarrësit morën diploma nga rektori i Universitetit të Veliko Tërnovos “Shenjtorët. Kiril dhe Metodi" Prof. Dr. Dimitar Dimitrov dhe Zv. Rektorja për marrëdhëniet me jashtë Prof. Аsoc. Anna Ivanova. Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, Prof.Dr. Esmeralda Kromidha, prof. Asoc. Adriatik Derjaj nga Departamenti i Gjyhëve Sllave dhe Ballkanike dhe z. Petar Prinov – sekretari i parë në përfaqësinë diplomatike bullgare në Tiranë u uruan studentëve suksese në përvetësimin e mëtejshëm të gjuhës bullgare dhe në zhvillimin e njohurive dhe aftësive më të thelluara. Cvetan Ivanov, përfaqësues i bankës “Fibank”, i njohu të pranishmit me veprimtarinë e investitorit më të madh bullgar në vend dhe mundësitë për zhvillimin e karrierës që ai ofron.
Sipas pedagogut të gjuhës bullgare Prof. Asoc. Dr. Raki Belo, pas 3 vitesh rresht të organizimit të Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare, bashkëpunimi mes universiteteve të Tiranës dhe Veliko Tërnovës tashmë mund të quhet tradicional. Skolla e Bullgarishtes mundësohet nga programi "Erasmus+" dhe përveç orëve të gjuhës bullgare në dy nivele (A1 dhe B2), u ofron pjesëmarrësve takime me specialistë të shquar në fushat të ndryshme të filologjisë nga Bullgaria.