Ambasadori Ivaylo Kirov u takua me Ministren e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi
09 qershor 2023 Новини
Ivaylo Kirov, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Bullgarisë në Shqipëri, zhvilloi një takim me Ministren e Arsimit dhe Sportit, znj. Evis Kushi. Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e arsimit dhe sportit. Me prioritet është thellimi i kontakteve mes universiteteve të të dy vendeve, përfshirë këtu dhe ato në kuadrin e programeve të financuara nga BE-ja, dhe aktivizimi i marrëdhënieve ekzistuese në nivel ekspertësh.
Ministrja Kushi theksoi dëshirën e palës shqiptare për ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë dhe tërheqjen e universiteteve të huaja në Shqipëri, për t'u krijuar mundësi studentëve shqiptarë që të fitojnë njohuri shtesë dhe që të marrin diplomë të dyfishtë.
Nga ana e tij, ambasadori Kirov theksoi përpjekjet e bëra nga pala bullgare gjatë viteve të fundit për vendosjen e kontakteve ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe gatishmërinë e universiteteve bullgare për bashkëpunim në fushën e gjuhësisë, bujqësisë, turizmit etj.
U konstatua me kënaqësi se interesi i studentëve të specialitetit të Ballkanistikës në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski” për mësimin e gjuhës shqipe është mjaft i madh. Ishte nënvizuar dhe roli i lektoratit të gjuhës bullgare në Universitetin e Tiranës. Një tjetër pikë e rëndësishme është pjesëmarrja e studentëve bullgarë në seminarin veror të gjuhës shqipe në Tiranë dhe pritja në Bullgari e të rinjve shqiptarë në dy seminaret e gjuhës dhe kulturës bullgare në Sofje dhe Veliko Tarnovo.