Bullgaria ndihmoi në rinovimin e shkollës së fshatit Borje
21 shkurt 2023 Новини
Shoqata "Bullgarët e Shqipërisë" nga qyteti i Elbasanit, me asistencën e Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Tiranë dhe Bashkisë së Kukësit, realizoi rinovime në shkollën e fshatit Borje. Me qëllim përmirësimin e kushteve të mësimit të më shumë se 100 nxënësve janë ndërruar dyert dhe dritaret e godinës dhe janë furnizuar soba të reja për ngrohje. Është siguruar dhe një printer multifunksional për nevojat e stafit të shkollës me qëllim lehtësimin e procesit të mësimdhënies.
Projekti u financua në kuadër të Programit të Qeverisë së Republikës së Bullgarisë për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare jashtë vendit.