Nxënësit nga Borja tashmë do të udhëtojnë për në shkollë me minibus të siguruar nga shteti bullgar
19 gusht 2021 Новини
Ambasadori i Republikës së Bullgarisë, z. Momchil Raytchevski, në mënyrë simbolike ua dorëzoi çelësat e një minibusi të siguruar nga shteti bullgar shoqatës "Nasha Gora" dhe bashkisë së Kukësit. Me të vitin e ri shkollor, nxënësit nga fshati i thellë Borje do të udhëtojnë deri në shkollën e mesme në Shishtavec. Deri tani fëmijëve nga Borja u është dashur të ecnin një orë e gjysmë çdo ditë pavarësisht kushteve të motit. Çdo vit në shkollën e mesme të Shishtavecit e mësojnë 20-30 fëmijë nga fshati Borje, të cilët tashmë do të mund ta përdorin minibusin.
Ambasadori Raytchevski kaloi distancën midis dy fshatrave së bashku me nxënësit, të cilët e falënderuan shtetin bullgar për dhuratën e vlefshme. Në Borje jetojnë kryesisht përfaqësues të pakicës kombëtare bullgare.
Minibusi u sigurua në kuadrin e një projekti të shoqatës “Nasha Gora”, të realizuar me ndihmën e Ambasadës në Tiranë dhe të financuar nga Programi i Qeverisë së Republikës së Bullgarisë për mbështetjen e organizatave dhe komuniteteve bullgare jashtë vendit.