Diplomatë bullgarë morën pjesë në maratonën “Vrapo kundër korrupsionit”
14 shkurt 2020 Новини
Diplomatë të Ambasadës së Bullgarisë në Tiranë dhe anëtarë të familjeve të tyre morën pjesë në nismën "Vrapo kundër korrupsionit", organizuar nga Delegacioni i BE dhe Ministria e Drejtësisë. Mes 600 pjesëmarrësve, të cilët kaluan distancën prej 5 ose 10 km rreth Liqenit të Tiranës, kishte përfaqësues të trupit diplomatik, organizatave shtetërore dhe civile, klubeve sportive etj. Në startin e maratonës, Ambasadori Luigi Soreca, shprehu kënaqësinë e tij për numrin e madh të njerëzve që mbështetën edicionin e dytë të iniciativës. "Sa më shumë të jemi, aq më lehtë do ta luftojmë korrupsionin," tha Soreca përpara se të përfshihet në maratonën së bashku me Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj.