Fëmijët e komunitetit bullgar në Shqipëri për herë të parë në një skenë në Tiranë
27 nëntor 2019 Новини
Me iniciativën e Ambasadës së Bullgarisë në Tiranë dhe me pjesëmarrjen e shkollave në Gollobordën, Gorën dhe Korçën, për herë të parë fëmijët e komunitetit bullgar nga tre regjionet u mblodhën në një skenë. Me interpretimet e tyre ata përshëndetën përfaqësuesit e mediave bullgare që u mblodhën në Tiranë për takimin e tyre vjetor. Të veshur me kostume autentike, ata prezantuan vallet dhe këngë popullore, tipike për komunitetin bullgar në rajonet e tyre. Koncerti i tyre i shkurtër përfundoi me një valle të përbashkët bullgare, së cilës iu bashkuan shumë prej gazetarëve.