Ambasadori Raytchevski u takua me drejtorin e AIDA Sokol Nano
18 nëntor 2019 Новини
Më 15 nëntor Ambasadori Momtchil Raytchevski u takua me drejtorin e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve Sokol Nano. Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes agjencive të Bullgarisë dhe të Shqipërisë që merren me investimet, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, turizmin etj. Biseda u fokusua edhe mbi mundësitë për organizimin e aktiviteteve për shkëmbim të përvojës në sferën e sipërmarrjeve start-up dhe inovacioneve.