PËRFAQËSITË DIPLOMATIKE

Africa

Asia

Australia and Oceania

Europe

North America

South America

Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë

Ambasadori Raytchevski mori pjesë në seminarin e Institutin Diplomatik Bullgar për diplomatë të rinj shqiptarë

24 tetor 2019 Новини

Ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë z. Momtchil Raytchevski mori pjesë në hapjen e seminarit "Prezantim i përvojës bullgare në negociatat për anëtarësim në BE", që u mbajt në qytetin e Sarandës më 14-16 tetor 2019. Në të morën pjesë diplomatë të rinj nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë. Trajnimi është pjesë e një projekti nga Instituti Diplomatik dhe Fondacioni “Hans Seidel”, për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në panelin e parë të seminarit, Ambasadori bullgar Momtchil Raytchevski mbajti një ligjëratë mbi sfidat bashkëkohore dhe rreziqet ndaj sigurisë globale. Fokusi i saj ishte gjithashtu reflektimi i këtyre sfidave në procesin e integrimit evropian. Panelet e tjera të trajnimit tre-ditor iu kushtuan procesit të negociatave për anëtarësimin në BE, puna me institucionet evropiane, politikës energjetike, strategjisë së komunikimit etj. Lektorët ishin diplomatë të shquar bullgarë, të cilët kanë mare pjesë në negociatat e anëtarësimit të Bullgarisë në BE.

Допълнителни снимки

Този сайт използва бисквитки (cookies). Като приемете бисквитките, можете да се възползвате от оптималното поведение на сайта.

Приемане Отказ Повече информация