Hapja e zyrës së shoqatës së re të pakicës bullgare “Osem” në Berat
11 korrik 2019 Новини
Ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri z. Momtchil Raytchevski, diplomatë nga Ambasada Bullgare, bashkë me Konsullin e Nderit Selim Hoxhaj, morën pjesë në hapjen e zyrës së shoqatës “Osem”, të pakicës bullgare në Berat. Shoqata e bullgarëve në Berat u regjistrua kohët e fundit në Shqipëri.
Shoqatës ia dorëzuan kompjuter dhe libra bullgare të siguruara nga bashkatdhetarë bullgarë. Kryetari i shoqatës Agim Ajazi shprehu falënderimet e tij për donacionin, duke nënvizuar rolin e tij të rëndësishëm për punën e suksesshme në të ardhmen.
Gjatë vizitës në Berat, diplomatët bullgarë u takuan me përfaqësues të pakicës kombëtare bullgare. Ambasadori Raytchevski shprehu gatishmërinë e tij personale, si edhe të ekipit të tij për punë me komunitetin bullgar për realizimin e të drejtave dhe lirive të tyre të garantuara nga ligji. Gjatë takimit u diskutuan tema në sferën e arsimit dhe mundësitë për mësimin e gjuhës bullgare. Komuniteti bullgar u informua për fushatën e vijueshme për bursa për studentë në Bullgari sipas VKM 103.