Ambasadori bullgar mori pjesë në Javën e Evropës
21 mars 2019 Новини
Në kuadrin e Javës së Evropës në Shqipëri, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë organizoi një diskutim të hapur mes të rinjve shqiptarë dhe ambasadorëve të Bullgarisë, Rumanisë, Gjermanisë, Italisë, Holandës, Francës, Suedisë, Austrisë dhe Çekisë.
Gjatë diskutimeve, Ambasadori bullgar Momtchil Raytchevski theksoi rëndësinë e zërit të të rinjve, duke u bërë thirrje atyre të jenë qytetarë aktivë. "Të rinjtë duhet të jenë proaktive, të na tregojnë vizionin dhe alternativat e tyre dhe të mos presin prej neve zgjidhje të gatshme", ka thënë ambasadori Raytchevski.
Për gati dy orë, nxënës, studentë, përfaqësues të organizatave civile dhe ambasadorë të vendeve anëtare të BE-së shkëmbyen mendime rreth temave si arsimi, punësimi, përfshirja e të rinjve në politikë, mjedisi etj.