PËRFAQËSITË DIPLOMATIKE

Africa

Asia

Australia and Oceania

Europe

North America

South America

Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë

DOKUMENTET E APLIKIMIT PËR SHTETËSI BULLGARE (NË BAZË TË ORIGJINËS BULLGARE, BIRËSIMIT TË PLOTË NGA NJË SHTETAS BULLGAR APO ME NJËRIN NGA PRINDERIT SHTETËS BULLGAR)

20 mars 2025 Консулски съобщения
  1. Kërkesë aplikimi për shtetësinë bullgare në gjuhën bullgare, sipas formularit*;
  2. Deklaratë për ndryshimin e shtetësisë dhe deklaratë për vendqëndrimin jashtë Bullgarisë – sipas formularit, në gjuhën bullgare*;
  3. Jetëshkrim (CV) në gjuhen bullgare;
  4. Fotografi me madhësi pasaporte - 2 copë;

5.1 Kur aplikoni në bazë të origjinës bullgare - vërtetim nga një organ zyrtar shqiptar ose bullgar, me të cilin aplikanti vërteton se ka lidhje familjare me të paktën një person të afërm deri në shkallën e tretë (stërgjysh), i cili është me origjinë bullgare. Dokumentet duhet të përmbajnë informacion (emër/mbiemër) për të afërmin me origjinë bullgare dhe për lidhjen e tij me aplikantin;

5.2 Kur aplikoni në bazë të birësimit të plotë nga një shtetas bullgar - një kopje (e lëshuar nga gjykata) e vendimit të hyrë në fuqi për lejimin e birësimit të plotë dhe një dokument zyrtar që vërteton se birësuesi është shtetas bullgar;

5.3 Kur aplikoni në bazë të faktit se prindi juaj është shtetas bullgar - një dokument zyrtar i lëshuar nga bashkia përkatëse ose nga Ministria e Drejtësisë ku thuhet se njëri prind është shtetas bullgar ose ka vdekur si shtetas bullgar.

  1. Certifikatë lindje e aplikantit dhe certifikatë familjare/trungu familjar, të cilat vërtetojnë se aplikanti ka gjush(ër) apo stërgjuysh(ër) me origjinë bullgare ose me shtetasi bullgare.
  2. Vërtetim i gjendjes gjyqësore të aplikantit. Nëse aplikanti ka jetuar ose jeton në një shtet tjetër - një dëshmi penaliteti e lëshuar nga autoritetet e këtij shteti. (vërtetim i gjendjes gjyqësore duhet të jetë i lëshuar jo më shumë se 6 muaj para datës së intervistës).
  3. Një dokument mjekësor i lëshuar nga institucioni mjekësor ku shërbehet personi për të vërtetuar se personi nuk vuan nga sëmundje akute ngjitëse dhe inflamatore sipas nenit 61, par. 1 të Ligjit për shëndetin, çrregullime mendore sipas nenit 146, par. 1, p. 1 dhe 2 të Ligjit për shëndetin (dokumenti mjekësor duhet të jetë i lëshuar jo më shumë se 6 muaj para datës së intervistës);
  4. Dokument zyrtar që vërteton ndryshimin e emrit/mbiemrit të aplikantit (nëse ka), si dhe dokument zyrtar që vërteton identitetin e personit me emra/mbiemra të ndryshëm;
  5. Dokument identifikim i aplikantit (pasaportë);

Fëmijët nën 18 vjeç aplikojnë vetëm në bazë të shtetësisë bullgare të prindit dhe paraqesin dokumentet më sipër, me përjashtim të këtyre në pikën 7 dhe 8. Paraqiten edhe dokumentet e identifikimit të prindërve.

 

Kërkesa dorëzohet personalisht në Ministrinë e Drejtësisë ose në përfaqësinë përkatëse diplomatike ose konsullore jashtë Bullgarisë. Nënshkrimet bëhen në prani të zyrtarit që pranon dokumentet.

Për të dorëzuar dokumentet dhe për të kryer intervistën në Zyrën Konsullore pranë Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Tiranë, aplikantët paraprakisht duhet të lënë personalisht një takim. Dokumentet e lëshuara nga autoritetet shqiptare duhet të legalizohen dhe të përkthehen në gjuhën bullgare, me nënshkrimet e vërtetuara të përkthyesve. I gjithë dokumentacioni përgatitet në dy kopje – dokumentet origjinale dhe fotokopjet e tyre.

Nuk zhvillohet intervista me aplikantë, të cilët nuk kanë përgatitur të gjitha dokumentet e kërkuara.

Tarifat e aplikimit paguhen në Zyrën Konsullore pas dorëzimit të dokumenteve.

Për aplikantët që nuk kanë mbushur moshën 14-vjeç ose janë vënë nën kujdestari të plotë, aplikimi bëhet nga të dy prindërit ose nga kujdestari i tij. Kërkesa paraqitet vetëm nga njëri prind kur tjetrit i është hequr e drejta prindërore ose vetëm nga nëna kur babai është i panjohur.

Një person i moshës 14 deri në 18 vjeç ose i vënë nën kujdestari të kufizuar e paraqet kërkesën personalisht, me pëlqimin e prindërve ose kujdestarit. Ajo nënshkruhet nga personi dhe pastaj firmoset edhe nga të dy prindërit ose kujdestari. Kërkesa nënshkruhet vetëm nga njëri prind kur tjetrit i është hequr e drejta prindërore ose vetëm nga nëna kur babai është i panjohur.

Në rast mosmarrëveshjeje midis prindërve, si dhe në rast mosmarrëveshjeje midis të miturve dhe prindërve ose kujdestarëve, kërkesës i bashkëngjitet vendimi i gjykatës kompetente për zgjidhjen e mosmarrëveshjes.

Në momentin e paraqitjes së dokumenteve zhvillohet një intervistë në gjuhën bullgare dhe në të përdoret një pyetësor të miratuar nga Ministri i Drejtësisë. Për të miturit intervista zhvillohet me prindërit ose kujdestarët e tyre. Gjatë intervistimit të miturit  shoqërohen nga prindërit ose kujdestarët e tyre.

Tarifat për dorëzimin e dokumenteve për marrjen e shtetësisë bullgare paguhen në euro, në Zyrën Konsullore, pas zhvillimit të intervistës.

* Formularët e dokumenteve mund të shkarkohen: https://justice.government.bg/home/index/21b782d0-ff10-4b33-81cb-1fef6118448d

Този сайт използва бисквитки (cookies). Като приемете бисквитките, можете да се възползвате от оптималното поведение на сайта.

Приемане Отказ Повече информация